Sulmet në Shri Lankë, vendoset orë policore dhe bllokohen rrjetet sociale

Azia

Sulmet në Shri Lankë, vendoset orë policore dhe bllokohen rrjetet sociale

Më: 21 prill 2019 Në ora: 12:46
Shri Lankë

Qeveria e Shri Lankës ka shpallur orë policore me efekt të menjëhershëm, ka njoftuar Ministri i Mbrojtjes, Ruwan Wijewardene.

“Ora policore do të vendoset derisa gjërat të qetësohen” u tha ai gazetarëve në Colombo.

Ky vendim vjen pasi më shumë se 150 persona mbetën të vdekur dhje qindra të tjerë të lënduar në tetë sulme të ndryshme në kisha dhe hotele në kryeqytetin e Shri Lankës, Kolombo.

Qeveria e Shri Lankës gjithashtu njoftoi se do të impononte një ndalim mediatik “të përkohshëm” pas këtyre shpërthimeve.

Rrjetet e mediave sociale dhe aplikacionet e mesazheve, duke përfshirë Facebook dhe WhatsApp, janë bllokuar.

Deri në tani nuk ka pasur deklarata të menjëhershme të përgjegjësisë për sulmet në një vend që ishte në luftë për dekada me separatistët Tamil deri në vitin 2009, kohë kur shpërthimet e bombave në kryeqytet ishin të zakonshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat