Së paku 11 të vdekur nga aksidenti i autobusit në Kazakistan

Azia

Së paku 11 të vdekur nga aksidenti i autobusit në Kazakistan

Më: 21 prill 2019 Në ora: 13:43
Kazakistan

Të paktën 11 njerëz kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë lënduar nga aksidenti i një autobusi në pjesën jugore të Kazakistanit. Aksidenti ndodhi në një rrugë që përdoret nga imigrantët e Azisë Qendrore për të udhëtuar drejt Rusisë.

Aksidenti ndodhi në autostradën Almaty-Tashkent në provincën jugore të Zhambylit. Autoritetet njoftuan se në mesin e viktimave ka qytetarë të Kazakistanit dhe Uzbekistanit.

Presidenti i përkohshëm i këtij vendi, Qasym-Zhomart Toqaev, shprehu ngushëllime për familjet e viktimave dhe tha se ia ka dërguar një telegram ngushëllimi edhe presidentit të Uzbekistanit.

Toqaev shtoi: “Situata në rrugët tona është alarmuese, siç thashë në takimin me Ministrinë e Brendshme. E udhëzova qeverinë që të ndërmarrë hapa të menjëhershëm”.

Ambulancat, ekipet e shpëtimit, policia dhe zyrtarët tjerë janë parë në vendin e aksidentit. Policia e ka nisur një hetim për këtë aksident.

Kjo rrugë përdoret shumë nga punëtorët e Uzbekistanit, Taxhikistanit dhe shteteve tjera të Azisë Qendrore, të cilët udhëtojnë në Rusi për të gjetur punë.

Në janar të vitit 2018, 52 uzbekë vdiqën kur një autobus me punëtorë shpërtheu në flakë në njërën nga autostradat e Kazakistanit, shkruan “Free Europe”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat