Festivali i hashashit/ Tajlandë, shtohet kërkesa për përdorim mjekësor

Azia

Festivali i hashashit/ Tajlandë, shtohet kërkesa për përdorim mjekësor

Më: 22 prill 2019 Në ora: 08:13
Tajlandë

Tajlanda u bë vitin e kaluar vendi i pare i Azisë juglindore që legalizoi marijuanën për përdorim mjekësor.

Tani, për festivalin debutues të hashashit në një qytet verilindor të vendit, entuziasmi ka qenë shpërthyes. Murgu Chaivisit Visitvekin ishte një prej mijëra njerëzve që zunë radhë përpara dyerve të ministrisë së shëndetësisë me qëllimin të regjistroheshin për të marrë pjesë në eventin e organizuar si pjesë e amnistisë së personave që e përdorin kanabisin për lehtësimin e dhimbjeve.

Ai hodhi një pikë vaj kanabisi poshtë gjuhës dhe rrëfeu se kjo i zbut dhimbjen e shpatullës.

Tregu global i marijuanës llogaritet të zgjerohet ndjeshëm brenda një dekade, megjithatë në Tajlandë, implementimi i këtij ligjit po zvarritet pavarësisht ngazëllimit të vendasve.

Festivali tre ditor i Buriramit kishte për qëllim të tregonte pikërisht përfitimet nga një përdorim i kujdesshëm i saj. 24 vjecarja Surrerat Ruangnoy tha se e ka përdorur marijuanën për të luftuar me migrenën, dhe shtoi se shpreson shumë qe evente të ngjashme me këtë festival, të ndihmojnë në zbutjen e stigmës që rrethon këtë bimë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat