Momenti i futjes së vrasësit në kishë në Sri Lanka

Azia

Momenti i futjes së vrasësit në kishë në Sri Lanka

Më: 22 prill 2019 Në ora: 19:58
Pamje nga video

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë kapur momentin e futjes së bombarduesit vetëvrasës në kishën ku më pas kreu krimin makabër.

Pamjet drithëruese tregojnë një nga sulmuesit që futet në kishën e San Sebastianit që futet në ndërtesë.

Ai kishte me vete një çantë krahu të madhe.

Jashtë kishës shihen një numër i madh i njerëzve të cilët po presin të futen në kishë në ditën e Pashkëve.

Mësohet që sulmet që vranë mbi 290 vetë, kanë qenë të koordinuara. Shtatë sulmues vetëvrasës kanë kryer sulme në kisha dhe hotele me pesë yje, duke vrarë qindra dhe në të njëjtën kohë duke lënë të lënduar përmbi 500 persona. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat