Pamjet shokuese! Tërmeti i fuqishëm zbraz ujin e pishinës nga ndërtesa e lartë

Azia

Pamjet shokuese! Tërmeti i fuqishëm zbraz ujin e pishinës nga ndërtesa e lartë

Më: 22 prill 2019 Në ora: 22:07
Pamje nga video

Filipinet u goditën këtë të hënë nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 ballë, duke shkaktuar dëme materiale, si edhe disa persona të lënduar.

Ndërkohë, si për të vërtetuar edhe fuqinë e tërmetit, është publikuar edhe një video në rrjetet sociale, e cila ka filmuar momentin e lëkundjes së tokës.

Një qiellgërvishtës në Manila është lëkundur aq fortë sa uji i një pishinë në krye të ndërtesës gjigande është derdhur thuajse krejtësisht.

Tërmeti u regjistrua në orën 09:11 me atë lokale, ndërsa epiqendra e tij ishte 37 kilometra në veriperëndim të Manila-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat