Masakra në Sri Lanka, lehtësohet “barra” e dhimbjes

Azia

Masakra në Sri Lanka, lehtësohet “barra” e dhimbjes

Më: 25 prill 2019 Në ora: 21:14
Masakra në Sri Lanka

Autoritetet në Sri Lanka kanë rishikuar me ulje numrin e viktimave të shkaktuara nga shpërthimet kamikaze të së dielës së kaluar, nga 353 të vdekur në 253 të tillë, duke u justifikuar me një “gabim përllogaritjeje” për këtë njoftim, që gjithsesi mbetet tragjik.

Kamikazë hynë në hotele dhe kisha në zonën Colombo të qytetit lindor Batticaloi, duke vrarë të mësipërmit e duke plagosur me qindra të tjerë. Shumica e të vrarëve ishin nga Sri Lanka, por mes viktimave pati edhe të huaj. Nënë persona dyshohet se ishin organizatorët e sulmeve terroriste.

Policia ka vazhduar kontrollet dhe bastisjet në vend, ndërkohë që ka publikuar edhe fotot e 7 personave të shumëkërkuar në lidhje me sulmet e së dielës së Pashkës. Autoritetet fajësuan një grup ekstremist islamik lokal, “National Thowheed Jamath”, pak pas sulmeve, por shtuan se kamikazët mund të kenë pasur edhe ndihmë nga jashtë, duke supozuar kështu bashkëpunim nga ISIS.

Ishte pikërisht grupi i Shtetit Islamik që mori më vonë përgjegjësinë e sulmeve, duke publikuar një video që tregon 8 persona, por asnjë provë tjetër të përfshirjes së drejtpërdrejtë të tyre në masakrën e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat