E dhimbshme: Babai u detyrua të zgjidhte se cilin nga fëmijët do të shpëtonte - Bota Sot
E dhimbshme: Babai u detyrua të zgjidhte se cilin nga fëmijët do të shpëtonte

Azia

E dhimbshme: Babai u detyrua të zgjidhte se cilin nga fëmijët do të shpëtonte

Më: 25 prill 2019 Në ora: 23:15
Atij iu duk se vajza kishte plagë më të lehta, ndaj vendosi të zbresë djalin të parin, dhe vajzën e la në sallë.

Një baba britanik u detyrua të vihet përpara zgjedhjes më të tmerrshme që mund të ketë një prind.

Ai po qëndronte te hoteli Shangri-La me dy fëmijët adoleshentë, Danielin, 19 vjeç, dhe Amelinë, 15.

Pas shpërthimit, ai i pa të dy fëmijët në tokë, dhe nuk dinte kë të nxirrte të parin. Atij iu duk se vajza kishte plagë më të lehta, ndaj vendosi të zbresë djalin të parin, dhe vajzën e la në sallë.

Image

Pasi e zbriti të birin, u përpoq ta çojë në spital, por djali vdiq gjatë rrugës. Më pas mësoi që edhe vajza kishte vdekur në hotel, bashkë me viktimat e tjera.

“Një grua më tha që vajzën do ta mbante ajo. Nuk e keni idenë çfarë tmerri ishte. Nuk dukej asgjë. Mendova se vajza ishte dëmtuar më pak, ndaj mora djalin dhe u përpoqa ta ndihmoj. Fatkeqësisht, të dy vdiqën”, thotë ai.

Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...