Pekini në prag të takimit të nismës “Një brez, një rrugë”

Azia

Pekini në prag të takimit të nismës “Një brez, një rrugë”

Më: 26 prill 2019 Në ora: 18:05
Pekin

Këtë javë, Kina pret udhëheqës nga 37 vende për nismën e saj “Një brez, një rrugë”, një program masiv zhvillimi me rreth 1 trilionë dollarë për projekte infrastrukture. Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar vendet pjesëmarrëse se projektet kanë kryesisht si qëllim të ndihmojnë ekonominë e Kinës dhe kushtet financiare janë të rrezikshme për ekonomitë e vendit.

Një numër udhëheqësish mbërrijnë në Pekin për një takim të nivelit të lartë që do të nxjerrë në pah ndikimin në rritje të Kinës. Ata kanë udhëtuar nga e gjithë bota pasi Kina po ofron lidhje me trena me shpejtësi të madhe, porte moderne dhe autostrada të reja.

“Në Afrikë, Amerikën e Jugut, Lindjen e Mesme dhe disa vende evropiane, kjo shihet si një mundësi shumë e mirë sepse nisma ‘Një brez, një rrugë’ ka të bëjë kryesisht zhvillimin e infrastrukturës, që ishte pikërisht çka e bëri Kinën të suksesshme, përsa i takon zhvillimit ekonomik”.

Megjithatë Shtetet e Bashkuara thonë se këto vende mund të përfundojnë me pasoja negative, duke e akuzuar Kinën se po përpiqet t’i joshë vendet në një kurth borxhesh.

Nisma “Një brez, një rrugë” ka financuar trena, rrugë dhe porte në disa vende në zhvillim por i ka lënë disa prej tyre në vështirësi për të shlyer borxhet kineze, duke i rritur edhe më shumë shqetësimet

“Disa nga vendet janë të shqetësuara se fondet po ndihmojnë në fakt kompanitë kineze më shumë se ato të vetat. Ndoshta në disa raste po inkurajohet korrupsioni, ose po dëmtohet ambjenti, prandaj kemi filluar të shohim një farë rezistence”, thotë Zack Cooper i Institutit American Enterprise.

Këtë vit, Kina po e modifikon qëndrimin, duke reduktuar koston e disa projekteve, duke u angazhuar për masa për mbrojtjen e mjedisit dhe duke ofruar të bashkëpunojë me partnerë si Japonia.

“Në këtë drejtim, nuk mendoj se ekziston ky problem dhe kjo nismë veçse i ndihmon dhe sjell zhvillim”, thotë Chen Chunfeng, President i Institutit Ndërkombëtar të Studimeve “Një brez, një rrugë”.

Nisma që ka si objektiv të lidhë Azinë me Evropën dhe Afrikën, vazhdon rrisë ndikimin e saj.

Pavarësisht nga paralajmërimet e Perëndimit, Italia u bë së fundmi i parp vend i madh evropian që hyn në këtë program. Ndërsa Zvicra bën të njëjtën gjë, Pekini shpreson të tërheqë edhe më shumë vende./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat