270 persona humbën jetën nga numërimi i fletëve të votimit

Azia

270 persona humbën jetën nga numërimi i fletëve të votimit

Më: 28 prill 2019 Në ora: 15:05
Indonezi

Më shumë se 270 punonjës në qendrat e numërimit kanë humbur jetën në Indonezi, për shkak të lodhjes së shkaktuar nga orët e gjata të punës, duke numëruar me dorë miliona fletë votimi.

Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet zyrtare të Indonezisë, raporton BBC.

Arief Priyo Susanto, zëdhënës i Komisionit të Zgjedhjeve në Indonezi, tha se 1878 persona të tjerë pjesë e stafit të qendrave të numërimit të votave ishin ndjerë keq. Komisioni i Zgjedhjeve planifikon që të dëmshpërblejë familjet e viktimave me 1930 Dollarë, që përafërsisht llogaritet sa pagesa minimale 1-vjeçare.

Në total janë rreth 7 milionë punonjës që po ndihmojnë në numërimin dhe monitorimin e votave të zgjedhjeve të 17 Prillit, ku brenda ditës u votua për Presidentin, Parlamentin dhe bashkitë.

Rreth 190 milionë qytetarë votuan në më shumë se 800 mijë vendvotime. Rezultati i zgjedhjeve pritet të shpallet më 22 Maj. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat