Ushtria e Indisë zbulon gjurmë të një krijese misterioze

Azia

Ushtria e Indisë zbulon gjurmë të një krijese misterioze

Më: 1 maj 2019 Në ora: 19:35
Foto

Ushtria indiane ka njoftuar në Twitter e saj zyrtar se ka gjetur gjurmë të qenies mitike nga Himalaja – Yeti.

Për herë të parë, një ekspeditë malore e ushtrisë indiane ka vënë re gjurmët misterioze të këmbëve të Yeti-t misterioz, transmeton CNN.

Gjurmët kishin dimensione 81x38 centimetra dhe u regjistruan më 9 prill pranë një kampi në Makalu, një zonë malore e izoluar midis Nepalit dhe Tibetit, transmeton KosovaPress.

Ekspedita e ushtrisë indiane qëndron në malin Makalu nga marsi deri në maj. Në traditën popullore të Nepalit, Yeti konsiderohet një lloj majmuni që jeton në Himalaje dhe rajone të tjera aty pranë, ekzistenca e të cilit deri më tash nuk u provua asnjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat