Afganistan: Vritet një ish-prezantuese televizive

Azia

Afganistan: Vritet një ish-prezantuese televizive

Më: 11 maj 2019 Në ora: 12:32
Mena Mangal

Zyrtarët afganë thonë se është qëlluar për vdekje, një ish-prezantuese televizive.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nasrat Raimi tha se ish-gazetarja Mena Mangal, është qëlluar për vdekje në një qark të Kabulit mëngjesin e sotëm.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes e shfaqin trupin e Mangal të shtrirë në tokë e mbuluar me gjak. Ajo kishte punuar për më shumë se një dekadë si prezantuese në televizionin privat Tolo-TV dhe për televizionin kombëtar Shamshad TV.

Ajo gjithashtu ishte angazhuar në rrjetet sociale, ku kishte diskutuar për të drejtat e grave afgane në punë dhe për të drejtën e vajzave afgane që të shkollohen.

Së fundmi, Mangal ishte bërë këshilltare për kulturë në Dhomën e Ulët të Parlamentit afgan, e njohur si Wolesi Jirga.

Raimi tha se Mangal është sulmuar më shumë se një person dhe se sulmuesit kanë ikur menjëherë nga vendi i ngjarjes. Ai tha se një njësi speciale e policisë po heton vrasjen e saj.

Askush deri më tani nuk ka marr përgjegjësinë për këtë vrasje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat