Pesë të vdekur nga rrëzimi i një ndërtese në Shangai

Azia

Pesë të vdekur nga rrëzimi i një ndërtese në Shangai

Më: 16 maj 2019 Në ora: 12:42
Foto

Në ndërtesën që u rrëzua sot në qendrën financiare të Shangait, pesë persona humbën jetën dhe 14 u nxorën nga rrënojat.

Ndërtesa në distriktin Changing  ishte në procesin e rinovimit, në mënyrë që të ketë një sallë ekspozite për makina kur edhe ndodhi kolapsi, njofton AP.

Në kohën e aksidentit, rreth 20 vetë ishin në ndërtesë.

Shkaku i shembjes së ndërtesës ende nuk dihet, thanë zyrtarët kinezë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat