Talibanët sërish sulmojnë forcat afgane të sigurisë - Bota Sot
Talibanët sërish sulmojnë forcat afgane të sigurisë

Azia

Talibanët sërish sulmojnë forcat afgane të sigurisë

Më: 16 maj 2019 Në ora: 18:26
Afganistan

Së paku gjashtë ushtarë afganë janë vrarë nga sulmet e talibanëve në dy pika të kontrollit të ushtrisë.

Zëdhënësi i provincës Zabul, Gul Islam Seyal tha se gjashtë ushtarë tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë sulmeve.

Nga përleshjet e armatosura kanë mbetur të vrarë 22 talibanë.

Asadullah Kakar, anëtar i Këshillit provincial, tha se forcat qeveritare u tërhoqën nga pikat e kontrollit pas përleshjeve.

Ky rajon që ndan kufirin me Pakistanin njihet si një fortesë e talibanëve.

Talibanët kanë vazhduar sulmet kundër trupave afgane dhe atyre huaja, pavarësisht mbajtjes së disa raundeve të bisedimeve të paqes me Shtetet e Bashkuara në Katar.

Palët kanë bërë përparim, por nuk kanë arritur një marrëveshje përfundimtare për përfundimin e luftës 17 vjeçare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...