Tre të vdekur dhe dhjetra të plagosur pas një sulmi me bombë në Afganistan

Azia

Tre të vdekur dhe dhjetra të plagosur pas një sulmi me bombë në Afganistan

Më: 18 maj 2019 Në ora: 19:53
Afganistan

Së paku tre persona kanë humbur jetën, ndërsa 21 të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi me bombë që ndodhi në vendin Ube, në krahinën perëndimore afgane Herat.

Zëdhënësi i Kabinetit të guvernatorit në Herat Ceylani Farhad për AA tha se në Ube shpërtheu një bombë e cila ishte vendosur në motoçikletë.

Ai tha se shpërthimi ndodhi në momentin kur afër motoçikletës kaloi një automjet zyrtar në të cilin ishte edhe zyrtari lokal Rahimuddin Serverszey.

Farhad konfirmoi se gjatë shpërthimit kanë humbur jetën tre persona ndërsa u plagosën 21 të tjerë mes të cilëve tre më rëndë.

Ende askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Statistikat e OKB-së tregojnë më shumë se 32,000 të vrarë dhe 60,000 të plagosur gjatë 10 viteve të fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat