Amerikanët, talebanët shkëmbejnë akuza për situatën në Afganistan - Bota Sot
Amerikanët, talebanët shkëmbejnë akuza për situatën në Afganistan

Azia

Amerikanët, talebanët shkëmbejnë akuza për situatën në Afganistan

Më: 19 maj 2019 Në ora: 18:10
Afganistan

Talibanët dhe zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë akuzuar njëri-tjetrin në median sociale, për veprime kundër vendosjes së paqes në Afganistanin e shkatërruar nga lufta.

Përplasjet në Twitter mes kundërshtarëve, vijnë ndërsa amerikanët dhe përfaqësuesit e grupit kryengritës janë të angazhuar prej një viti në dialog, në një përpjekje për t'i dhënë fund konfliktit. Por bisedimet nuk kanë rezultuar në ndalimin apo zbutjen e veprimeve luftarake të talebanëve në fushë-betejë. Vetëm gjatë ditëve të fundit si pasojë e përplasjeve vdekjeprurëse mes kryengritësve talebanë dhe forcave afgane të sigurisë të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, janë vrarë e plagosur me qindra persona, përfshirë edhe civilë.

Zëdhënësi i talibanëve Zabihullah Mujahid, shkruante në twitter se “Uashingtoni dhe jo grupi i tij, është kundër përpjekjeve për paqe”. Ai përsëriti qëndrimin tradicional të talebanëve se ndërhyrja ushtarake amerikane në Afganistan është përgjegjëse për luftën 17-vjeçare.

Postimi i tij në twitter ishte përgjigje ndaj një komenti që kishte bërë më parë zëdhënësi i ushtrisë amerikane Kolonel Dave Butler. Ai shkruante se “talebanët po dëmtonin afganët që duan paqe në vend”.

Zëdhënësi i talibanëve i kërkonte zotit Butler të fliste vetëm në emër të amerikanëve dhe "të mendojë rreth mënyrave se si amerikanët t’i japin fund pushtimit të Afganistanit, në vend që të flasin në emër të tij”, siç shkruante ai.

Por zoti Butler u përgjigj duke shkruar se grupi taleban “ka mundësinë të ulë intensitetin e dhunës, por nuk po e bën këtë”. Talibanët shkruante ai “kanë zgjedhur të injorojnë vullnetin e popullit dhe të dëmtojnë vendin. Paqja është rruga e drejtë", shkruante ndër të tjera zëdhënësi i ushtrisë amerikane./VOA

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...