I ndërtuan pa kritere të sigurisë, tash nisin të shemben - Bota Sot
I ndërtuan pa kritere të sigurisë, tash nisin të shemben

Azia

I ndërtuan pa kritere të sigurisë, tash nisin të shemben

Më: 20 maj 2019 Në ora: 13:28
Kinë

Të paktën tre vetë humbën jetën sot, katër të tjerë mbetën nën rrënoja dhe 87 u plagosën kur një ndërtesë trekatëshe në Kinën jugore u rrëzua, njoftuan autoritetet lokale.

Aksidenti ndodhi në qytetin Baise në provincën e Guangxi. Ekipet e shpëtimit kanë dalë në vendin e ngjarjes në kërkim të të mbijetuarve.

Kohët e fundit, Kina është goditur nga një seri e shembjes së ndërtesave dhe aksidenteve të tjera industriale, që pretendohet se është një rezultat i anashkalimit të kritereve të sigurisë.

Një ndërtesë e rinovuar u rrëzua të enjten e kaluar në Shangai dhe 78 vetë humbën jetën në mars nga një shpërthim në një fabrikë kimike në lindje të vendit.

Në nëntor të vitit të kaluar, të paktën 22 vetë vdiqën nga një shpërthim jashtë një fabrike kimike në qytetin verilindor të Zhangjiakou, i cili do të organizojë Lojërat Olimpike Dimërore në 2022.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...