Qindra mijëra gra e vajza të Koresë Veriore po shiten si skllave seksi në Kinë - Bota Sot
Qindra mijëra gra e vajza të Koresë Veriore po shiten si skllave seksi në Kinë

Azia

Qindra mijëra gra e vajza të Koresë Veriore po shiten si skllave seksi në Kinë

Më: 21 maj 2019 Në ora: 11:23
Foto ilustrim

Mijëra gra dhe vajza nga Korea e Veriut po trafikohen dhe po shiten si skllave seksi në Kinë, ku shumë prej tyre po shiten si bashkëshorte për burrat kinez, ndërsa tjerat po detyrohen të ushtrojnë profesionin e prostitutës.

Hetimi, i cili u zhvillua nga Iniciativa e së Ardhmes Koreane, erdhi në përfundimin shokues se madje edhe vajzat e mitura, 12 vjeçare, janë përdhunuar dhe gratë janë detyruar që të punojnë si makina seksi, duke kaluar disa ditë pa ngrënë.

Edhe pse gratë koreano-veriore kanë qenë për një kohë të gjatë shënjestër e trafikantëve, problemi është rritur shumë kohëve të fundit për shkak të raporteve se ato sjellin përfitime për trafikantët.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kinës, nuk u përgjigj ndaj kërkesave për një koment të tillë, raporton CNN.

Nuk ka ndonjë statistikë të saktë për numrin e grave dhe vajzave që vijnë nga vendi komunist i gadishullit korean. Grupe të ndryshme që kanë ndihmuar në hetim, kanë thënë se janë mijëra të tilla, që fillimisht kanë ardhur si refugjate, e pastaj janë mashtruar nga trafikantët. Sipas hamendësimeve të këtij hetimi, janë diku rreth 200.000.

Organizata, Iniciativa e së Ardhmes Koreane, kujdeset për gratë, fëmijët dhe minoritetet të cilët mund të jenë viktimë e abuzimit nga të tjerët. Mendohet se 60% e grave nga Korea Veriore, janë trafikuar e shitur për skllave seksi.

“Në kohën kur shumë kompani të mëdha po investojnë në Kinë, largimi i fokusit nga të drejtat e njeriut është shqetësues” thuhet në njoftimin e organizatës.

Raporti i organizatës Human Rights Watch, i cili i ka 98 faqe dhe ishte publikuar në nëntor të vitit të kaluar, kishte arritur në konkluzione të përafërta. Edhe Departamenti Amerikan i Drejtësisë, ka ngritur shqetësimin për dhunën ndaj grave në Kinë.

Koreano-veriorët, të cilët e kalojnë kufirin për në Kinë, në fakt e rrezikojnë jetën e tyre. Ata nuk janë të lirë që të dalin nga vendi i tyre dhe për ata që kapen duke tentuar, ndëshkimi është shumë i rëndë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...