‘Irani i vendosur të mbrojë veten fuqishëm nëse imponohet lufta’ - Bota Sot
‘Irani i vendosur të mbrojë veten fuqishëm nëse imponohet lufta’

Azia

‘Irani i vendosur të mbrojë veten fuqishëm nëse imponohet lufta’

Më: 21 maj 2019 Në ora: 12:55
Foto

Irani beson se agresioni nuk është metodë e lejuar e udhëheqjes së politikës dhe është i vendosur fuqishëm të mbrojë veten nëse imponohet lufta.

Kështu deklaroi ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara Majid Takht Ravanchi në një mesazh për sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore, Antonio Guterres.

Ai kërkoi nga Guterres të "operacionalizojë" nenin 8 të Rezolutës 598 të Këshillit të Sigurimit, të miratuar me qëllim të shmangies së luftës Iran-Irak, dhe i cili parashikon masa për të rritur sigurinë dhe stabilitetin e rajonit nëpërmjet dialogut të gjerë ndërkombëtare.

"Irani ka refuzuar gjithmonë dhe ende refuzon konfliktin dhe luftën. Ne kurrë nuk do të zgjedhim luftën si një opsion apo strategji në drejtimin e politikës së jashtme. Megjithatë, duhet të jetë e qartë se nëse imponohet lufta, Irani do të përdorë fuqishëm të drejtën për vetëmbrojtje", shkroi Ravanchi.

Ai vlerësoi se situata e sigurisë në Gjirin Persik është alarmuese dhe se rreziku i një konflikti të hapur është në rritje.

"Ka indikacione se disa qarqe jashtë rajonit zhvillojnë interesat e tyre të paligjshme me trillimet, dezinformata dhe lajme të rreme, me mbështetjen e aleatëve në Lindjen e Mesme, si dhe dërgimin e forcave detare në rajon," tha Ravanchi.

Ai paralajmëroi se situata e tanishme mund të dalë jashtë kontrollit, e cila mund të çojë në krizë të mëtejshme të panevojshme në rajon.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...