Përmbyset varka në lumë, 10 të vdekur

Azia

Përmbyset varka në lumë, 10 të vdekur

Më: 24 maj 2019 Në ora: 12:10
Ilustrim

Një varkë e cila përdorej për transportimin e pasagjerëve në një lumë në fshatin kinez të Banrao, u përmbys.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e kësaj të premteje, në jugperëndim të provincës së Guizhou.

Për pasojë 10 persona humbën jetën, ndërsa tetë të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Drejtuesi i anijes u shoqërua në polici, ndërsa personat e shpëtuar u dërguan në spital.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat