A.Saudite fton Katarin në samitin urgjent, pavarësisht bojkotit

Azia

A.Saudite fton Katarin në samitin urgjent, pavarësisht bojkotit

Më: 27 maj 2019 Në ora: 08:33
Pamje të Katarit.

Ministria e Jashtme e Katarit ka thënë se emiri i këtij vendi ka pranuar një ftesë nga mbreti i Arabisë Saudite për të marrë pjesë në një samit urgjent në Mekë më vonë gjatë kësaj jave.

Kjo letër shënon kontaktin më të lartë deri më tani në mes të këtyre dy vendeve, prej kur Arabia Saudite, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë shkëputur lidhjet me Katarin në qershor të vitit 2017.

Ministria e Jashtme e Katarit ka njoftuar se letra nga Mbreti Salman për Sheikun, Tamim bin Hamad Al Thani, ka kërkur pjesëmarrjen e Doha-s në samit, për t’u fokusuar në dëmin që u është shkaktuar disa anijeve në gjirin e Emirateve të Bashkuara Arabe, si dhe pas një sulmi me dron nga rebelët huthi, të mbështetur nga Irani, në një tubacion nafte.

Këto sulme kanë ardhur në kohën e rritjes së tensioneve në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Ministria e Jashtme e Katarit nuk ka treguar se nëse do të dërgojë ndonjë delegacion në këtë samit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat