Iraku i dënon me vdekje edhe dy "anëtarë francezë" të IS-it

Azia

Iraku i dënon me vdekje edhe dy "anëtarë francezë" të IS-it

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 14:22
Irak

Gjykata për Krime e Irakut i dënoi me vdekje edhe dy shtetas francezë, të cilët u shpallën fajtorë për pjesëmarrje në grupin militant Shteti Islamik.

Një zyrtar i gjykatës, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se të dënuarit janë Murad Mohammed Mustafa, 41 vjeç, dhe Bilal Abdel-Fattah, 32 vjeç.

Vendimi e çon në 11 numrin e shtetasve francezë të dënuar me vdekje në Irak, në ditët e fundit.

Ata janë në mesin e 12 anëtarëve francezë të Shtetit Islamik, të cilët janë arrestuar nga forcat kurde në Siri dhe janë transferuar në paraburgim në Irak, në muajin janar.

Asnjëri prej të dënuarve nuk është ekzekutuar ende.

Franca i ka intensifikuar përpjekjet e saj diplomatike për të shpëtuar qytetarët e saj nga ekzekutimi.

Grupet e të drejtave të njeriut i kanë kritikuar vazhdimisht gjyqet për terrorizëm në Irak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat