Shembet miniera nga tërmeti, vdesin nëntë persona - Bota Sot
Shembet miniera nga tërmeti, vdesin nëntë persona

Azia

Shembet miniera nga tërmeti, vdesin nëntë persona

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 09:56

Një minierë e thëngjillit është shembur në pjesën veri-lindore të Kinës gjatë ditës së shtunë, duke lënë nëntë minatorë të vdekur dhe dhjetë të tjerë të lënduar, thuhet nga qeveria e provincës Jilin.

Ky aksident është i treti i këtij lloji që po ndodh në Kinë në më pak se një muaj, si pasojë e kushteve të këqija dhe mungesës së sigurisë në miniera, raporton Reuters.

Ky aksident ndodhi për shkak të një tërmeti 2.3 ballë, thuhet në deklaratë.

Miniera e thëngjillit menaxhohet nga kompania Longjiapu Mining Co, e cila është kompani me partneritet publiko-privat dhe kapaciteti i saj shkon deri në 3 milionë ton thëngjill në vit.

Prodhimi i thëngjillit ka rënë menjëherë pas minierës, duke shkaktuar kështu edhe krizë për elektricitet dhe rritje të çmimit të energjisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...