Dita e tretë e protestave masive kundër ligjit për ekstradim në Hong Kong - Bota Sot
Dita e tretë e protestave masive kundër ligjit për ekstradim në Hong Kong

Azia

Dita e tretë e protestave masive kundër ligjit për ekstradim në Hong Kong

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 09:02
Hong Kong

Mijëra protestues kanë pushtuar rrugët e Hong Kong-ut për të tretën ditë rresht duke kunërshtuar projektligjin që do të lejonte ekstradimet në territorin e Kinës.

Protestuesit, një pjesë e të cilëve të veshur me helmeta e me maska, bllokuan rrugët rreth ndërtesave qeveritare duke shkaktuar edhe trazira.

Policia gjatë trazirave, u përgjigj me gaz lotsjelles me qëllim që të shpërndante turmën.

Pavarësisht protestës së gjerë, qeveria ka bërë me dije se do të vazhdojë të nxisë ligjin për ekstradim.

Votimi përfundimtar pritet të bëhet më 20 qershor me LegCo që pritet të kalojë projektligjin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...