India vendos taksa reciproke ndaj Shteteve të Bashkuara

Azia

India vendos taksa reciproke ndaj Shteteve të Bashkuara

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Autoritetet indiane kanë njoftuar se nga e diela do të vendosin taksë ndaj 28 produkteve që prodhohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfshirë bajamet dhe mollët.

Taksat e reja, disa prej të cilave shkojnë deri në 70 për qind, janë kundërpërgjigje ndaj refuzimit të Uashingtonit që ta përjashtojë Indinë nga taksat e larta për importimin e çelikut dhe aluminit.

Më herët gjatë këtij muaji, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, gjithashtu ka njoftuar se do ta largojë Indinë nga lista e shteteve me trajtim të privilegjuar tregtar.

Indi vendosi taksa të larta deri 120 për qind në qershor të vitit të kaluar, por nisja e bisedimeve tregtare kishte ndikuar që zbatimi i tyre të shtyhet për një kohë të pacaktuar.

Sidoqoftë, ministria indiane e financave tha përmes njoftimit zyrtar se vendimi për taksa të reja është marrë për ta mbrojtur interesin publik.

Gjatë vitit 2018, India dhe Shtetet e Bashkuara kanë bërë tregti me vlerë prej 142 miliardë dollarëve amerikanë, shifër shtatë herë më e madhe se ajo e vitit 2001.

Në anën tjetër, presidenti Trump e ka paralajmëruar Indinë se do të përballet me sanksione nëse bën blerje të karburanteve nga Irani dhe nëse blen raketa të sistemit “S-400” nga Rusia, shkruan “BBC”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat