Turistët pushtojnë Korenë e Veriut, Peniani vendos kufizime për shkak të numrit të lartë - Bota Sot
Turistët pushtojnë Korenë e Veriut, Peniani vendos kufizime për shkak të numrit të lartë

Azia

Turistët pushtojnë Korenë e Veriut, Peniani vendos kufizime për shkak të numrit të lartë

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 14:21
Foto

Turistet kinezë kanë pushtuar Korenë e Veriut; interesi është kaq i madh sa Peniani është detyruar të vërë një kufi për mbërritjet. Gati 70 vjet pasi Mao Ceduni dërgoi miliona ushtarë për t’i shpëtuar trupat e Kim il Sung nga disfata, ndërsa burrat e gjeneralit Douglas MacArthur marshonin në gadishullin Korean, Kina mbetet mbështetja e vetme diplomatike e vendit të izoluar ndërkombëtarisht dhe njëkohësisht, partnerja e tij më e madhe e tregtisë dhe një burim i vazhdueshëm ndihme.

Kulla e miqësisë, monumenti që nderon marrëdhëniet mes dy vendeve, është ai që tërheq turma të tëra turistësh kinezë, të cilët paguajnë  360 dollarë për një udhëtim standard tre ditor në shtetin mik. Axhenda është e përcaktuar: ditën e parë vizitojnë vendet më interesante të kryeqytetit Kim Jong Un, përfshire sheshin Kim Il Sung. Ditën e  dytë, nisen drejt jugut për të parë nga afër zonën e çmilitarizuar që e ka ndarë gadishullin në dy pjesë prej dekadash të tëra.

“Ky vend ka qenë i hapur prej vitesh për turistët kinezë, me të njëjtat rregulla, kritere e çmime, por më shumë gjasë ky shtim i ndjeshëm i fluksit të tyre mund të jetë pasojë e faktit që Koreja e Veriut ka qenë më e pranishme nëpër lajme kohët e fundit”, Simon Cockerell, menaxher i agjencisë Koryo Tours.

“Jam shume e interesuar par Korenë e Veriut dhe kisha mjaft dëshire që të vija e ta shihja nga afër sesi duket ajo”, tha pensionistja Yu Zhi.

Edhe pse nuk ofrohen të dhëna zyrtare, menaxheri i agjensisë Koryo Tours, e konsideruar lidere në treg për vizitorët perëndimorë, thotë se ky vërshimi  turistëve kinezë ka bërë që në Penian të mbërrijnë çdo ditë të paktën 2000 persona, çka konsiderohet shume për një vend, i cili nuk e ka infrastrukturën e nevojshme për akomodimin e një numri të tillë të ardhurish.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...