Sulmohen me raketa kompanitë e huaja të naftës në Irak - Bota Sot
Sulmohen me raketa kompanitë e huaja të naftës në Irak

Azia

Sulmohen me raketa kompanitë e huaja të naftës në Irak

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 16:59
Ilustrim

Një zonë e shfrytëzuar nga kompanitë e huaja të naftës në Irak është goditur nga një raketë të mërkurën. Në këtë sulm u lënduan tre persona. Pritet që ky veprim të shkaktojë rritje të tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin që ndodhi afër qytetit kufitar të Basras. Përndryshe, ky është sulmi i katërt me raketa ndaj kompanive amerikane brenda një jave të vetme.

Nga tri sulme tjera në ose afër bazave të ushtrisë amerikane në Bagdad dhe Mosul nuk kishte pasoja në njerëz apo dëme të mëdha materiale. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për asnjërën prej këtyre sulmeve.

Sipas një burimi të sigurisë në Irak, duket se prapa sulmit në Basra qëndrojnë grupet e mbështetura nga Irani, të cilat e zhvillojnë aktivitetin e tyre në pjesën jugore të Irakut.

“Sipas burime tona, ekipi që e ka lëshuar këtë raketë është i përbërë nga më shumë se një grup dhe duket se janë të trajnuar mirë për lëshimin e raketave”, tha ky burim.

Armiqësia mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është rritur që nga tërheqja e amerikanëve nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 mes Iranit dhe fuqive botërore. Vendimi për tërheqje nga marrëveshja ishte marrë nga presidenti Trump vitin e kaluar, shkruan “Reuters”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...