Kina s’pranon që çështja e Hong Kongut të diskutohet në Samitin e G20

Azia

Kina s’pranon që çështja e Hong Kongut të diskutohet në Samitin e G20

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 07:34
Zhang Jun

Zhang Jun, zëvendësministër i Jashtëm i Kinës ka thënë se vendi i tij nuk do të pranojë që shtetet e G20 të diskutojnë për çështjen e Hong Hongut në samitin e kësaj jave.

Miliona njerëz kanë demonstruar në rrugët e Hong Kong këtë muaj kundër një projektligji me të cilin do të lejohej ekstradimi brenda kontinentit për t’u përballur me gjykatat të cilat kontrollohen nga Partia komuniste, shkruan Reuters.

“Çfarë mund të them që është e sigurt se G20 nuk do të diskutojë mbi çështjen e Hong Kongut”, ka thënë Zhang.

“Nuk do ta lejojmë G20-ën që të diskutojë për këtë çështje”.

“Hong Kongu është regjion i veçantë administrativ i Kinës. Është çështje tërësisht e brendshme e Kinës. Asnjë shtet i jashtëm nuk ka të drejtë të ndërhyjë aty.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping dhe ai i SHBA-së, Donald Trump do të takohen në Samitin e G20 në qytetin e Osaka kur tensionet në mes të ekonomive më të mëdha në botë janë duke u shtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat