Shteti i Indisë ka gjobitur pasanikun Afrikano-Jugor, Atul Gupta, për shkak se u shkaktuan 27 tonë plehra, si ‘kujtim” nga dasma e dy vajzave të tij, ceremoni e mbajtur nga 18 deri në 22 qershor.
Festa u mbajt në një zonë malore, në kufi mes Indisë dhe Tibetit.
Përveç gjobës prej 10 mijë euro si kosto lokale për të pastruar parkun, tashmë Gupta është vënë edhe nën hetim për ndotje të ambientit.
Martesa rekord kushtoi rreth 25 milionë euro për familje e Gupta.
Ndërkohë çiftet e reja dhuruan edhe 17 mijë euro, për të hapur një vend të ri grumbullimi plehrash.