Muri kinez në prag rrënimi

Azia

Muri kinez në prag rrënimi

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 23:42
Muri kinez

Dukuritë natyrore, koha, neglizhenca dhe miliona gjurmë kanë pasur koston e tyre mbi Murin e Madh të Kinës, duke lënë në prag rrënimi pjesë të mëdha të tij, por përpjekjet serioze për ripërtëritjen e strukturës gjigante, ka nisur.

Polemikat megjithatë, nuk kanë munguar as aty, pas indinjatës së publikut kur një pjesë 700-vjeçare e këtij monumenti u rregullua duke përdorur çimento, autoritetet dolën në përfundimin se nevojitet një restaurim më autentik me metoda tradicionale, ndaj sot, punëtorët, të ndihmuar nga mushkat, përdorin gurë dhe llaç.

“Aty aty janë të gjitha tulla të shembura nga muri origjinal. Ato përdoren për të ndrequr pjesët e dëmtuara”, është shprehur një nga punëtorët.

Duke qenë se shpatet janë të ngushta e të vështira, uji e llaçi transportohen me mushka. Është një punë fizike mjaft e lodhshme, vendosja e një guri mund të zgjasë rreth 45 minuta dhe për mundimin e tyre, këta njerëz paguhen 150 juanë apo $ 22 dollarë, në ditë.

Plani për të përdorur metoda tradicionale u zbatua në fillim të këtij viti, në një përpjekje për të ruajtur pamjen origjinale të këtij objekti të famshëm të Kinës, i cili ndahet në sektore që shtrihen për mijëra kilometra, duke nisur nga brigjet lindore të vendit e deri në skajet e shkretëtirës së Gobit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat