Trump takohet me Kim Jong-Un, presidenti i parë amerikan që hyn në Korenë e Veriut

Azia

Trump takohet me Kim Jong-Un, presidenti i parë amerikan që hyn në Korenë e Veriut

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 10:23
Trump takohet me Kim Jong-Un, presidenti i parë amerikan që hyn në Korenë e Veriut

Shtrëngim duarsh historik mes dy liderëve në fshatin Panmunjom, përgjatë vijës ndarëse mes dy Koreeve. Pastaj presidenti amerikan kalon kufirin për disa hapa. Diktatori i Koresë së Veriut e quan “Akt të guximshëm”.

Trump sapo është bërë presidenti i parë që shkelë tokën në Korenë e Veriut. Ai u takua me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un në zonën e çmilitarizuar (DMZ), dhe dy liderët po mbajnë një takim dypalësh privat.

Kim, Trump: “Kjo do të hyjë në historinë e politikës ndërkombëtare”

Kreu i Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe Presidenti i SHBA Donald Trump u takuan në vijën kufitare që ndan dy Koretë, Kim tha, “Nëse ju kaloni këtë linjë ju do të jeni presidenti i parë amerikan që do të shkelë në tokën e Koresë së Veriut”.

Trump pastaj u largua, për të cilën Kim tha, “Presidenti Trump sapo ka ecur nëpër vijën e DMZ. Kjo e ka bërë atë Presidentin e parë të SHBA që vizituar vendin tonë. Në fakt, vetëm duke e parë këtë veprim, kjo është një shprehje e vullnetit të tij për të eliminuar të gjithë të kaluarën e pafat dhe për të hapur një të ardhme të re. ”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat