Pas tridhjetë vjetësh, Japonia rinis gjahun e balenave

Azia

Pas tridhjetë vjetësh, Japonia rinis gjahun e balenave

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 10:24
Ilustrim

Peshkatarët japonezë e kanë nisur gjahun ndaj balenave për qëllime komerciale për herë të parë pas më shumë se tri dekadash. Veprimi i tyre erdhi pas vendimit kundërthënës të Tokios për t’u tërhequr nga Komisioni Ndërkombëtar për Balena.

Pesë anije u nisën nga porti i Kushiros në veri të Japonisë të hënën në mëngjes për të gjuajtur balena. Pothuajse në të njëjtën kohë, tri anije tjera u nisën për të zënë balena në pjesën jugperëndimore të Japonisë.

Tërë këto anije së bashku pritet t’i vrasin 227 balena deri në pjesën e fundit të dhjetorit të këtij viti. Këto të dhëna i dha Agjencia e Peshkimit, e cila më parë kishte refuzuar ta tregonte numrin e balenave që do të mbyten deri në mbajtjen e Samitit të G20-ës në Osaka të Japonisë.

Këto veprime pritet të nxisin kritika nga mbrojtësit e mjedisit dhe shtetet që janë kundër gjahut të balenave. Pavarësisht kësaj, zyrtarët japonezë që janë përgjegjës për këtë çështje u dukën sikur po festonin kur e dhanë lajmin për rifillimin e gjahut ndaj balenave.

Japonia ishte cak i kritikave ndërkombëtare për shfrytëzim të një neni në moratoriumin e vitit 1986 për gjah komercial të balenave për të kryer gjoja hulumtime përmes zënies së këtyre gjallesave, shkruan “The Guardian".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat