Banorët e Xhakartës e padisin qeverinë për shkak të ndotjes së ajrit

Azia

Banorët e Xhakartës e padisin qeverinë për shkak të ndotjes së ajrit

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 10:26
Foto

Të lodhur nga thithja e ajrit me shkallën më të lartë të ndotjes në botë, një grup i aktivistëve për mbrojtjen e mjedisit në Xhakarta të Indonezisë kanë vendosur ta padisin qeverinë e këtij shteti në mënyrë që të merren masa për këtë çështje.

Cilësia e ajrit në metropolin e pjesës juglindore të Azisë ka rënë në mënyrë dramatike muajin e kaluar. Në këtë qytet janë regjistruar nivele më të larta të ndotjes sesa në qytetet e njohura për këtë problem, siç janë Nju Delhi dhe Pekini.

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë publikuar fotografi të kryeqytetit indonezian të mbuluar në smog. Më 25 qershor, në këtë kryeqytet u regjistrua indeksi i ajrit prej 240 mikrogrimcash. Nëse bëhet një krahasim, ky indeks në Londër tash për tash është 12, ndërsa në San Franicsko 26.

Smogu në qiellin e Xhakartës ka bërë që në gjykata të dorëzohen mbi 30 ankesa ligjore. Ato janë dorëzuar nga aktivistët për mbrojtjen e mjedisit, shërbyesit civilë, artistët dhe biznesmenët. Ata tashmë janë bërë bashkë për ta paraqitur një padi kundër qeverisë këtë muaj.

Padia do të ngrihet kundër presidentit, ministrisë së shëndetësisë, ministrisë së brendshme, ministrisë së mjedisit, guvernatorëve të Xhakartës, Bantenit dhe Javas Perëndimore.

Sipas indeksit për cilësi të ajrit, Xhakarta e ka zënë vendin e parë në botë për qytetin më të ndotur në botë në më shumë se gjysmën e ditëve të qershorit, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat