Miliarderi kinez vihet në pozitë të palakmueshme gjatë fjalimit, një burrë i hedh ujë në kokë

Azia

Miliarderi kinez vihet në pozitë të palakmueshme gjatë fjalimit, një burrë i hedh ujë në kokë

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 16:35
Robin Li

Miliarderi kinez Robin Li është spërkatur me ujë derisa po fliste gjatë një konference në Pekin, ku po trajtoheshin tema kryesisht nga fusha e teknologjisë informative, shkruan Business Insider.

Bazuar në videon që po qarkullon në Twitter, Li po bënte një prezantim kur u ndërpre nga një burrë me bluzë të zezë që i hedh ujë sipër kokës.

Li që është drejtor ekzekutiv i makinës kërkuese kineze Baidu dhe ka një pasuri neto prej 9.6 miliardë dollarë, reagoi me gjakftohtësi kur pyeti: “Çfarë problemi ke?”

Duke u munduar të relaksoj situatën ai shtoi: “Siç mund ta shihni, gjëra të papritura mund të ndodhin”.

Në anën tjetër nuk dihen motivet dhe identiteti i personit që i hodhi ujë në kokë, derisa gazetarët kanë raportuar se është shoqëruar nga pjesëtarët e sigurimit.

Baidu dominon si makina kërkuese në Kinë dhe ka në pronësi Weibo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat