Irakiani dënohet me burgim të përjetshëm për dhunimin dhe vrasjen e vajzës gjermane

Azia

Irakiani dënohet me burgim të përjetshëm për dhunimin dhe vrasjen e vajzës gjermane

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 12:05
Ali Bashar dhe Susanna Feldman

Një azilkërkues irakian është dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykatë gjermane pasi u shpall fajtor për dhunimin seksual dhe vrasjen e një vajze gjermane të moshës 14 vjeçare.

Ali Bashar, 22-vjeçar, kishte pranuar në një gjykatë në Wiesbaden që e ka mbytur Susanna Feldman-in përmes shtrëngimit në fyt më 23 maj 2018, por ishte shprehur se nuk e dinte si kishte ndodhur sulmi.

Trupi i vajzës ishte gjetur dy javë më vonë, pasi vrasësi ishte kthyer në Irak.

Kjo vrasje kishte nxitur reagime të shumta në Gjermani dhe e kishte shtyrë kancelaren gjermane, Angela Merkel, që të bëjë thirrje për deportim më të shpejtë të personave që iu është refuzuar kërkesa për azil.

Vendimi për dënimin me burgim të përjetshëm të irakianit u mor nën masa të rrepta sigurie në një gjykatë të qytetit Wiesbaden, ku edhe kishte ndodhur vrasja.

Nëna e viktimës, Diana Feldman, tha se një pjesë e të ardhmes dhe zemrës së saj është zhdukur kur bija e saj u vra.

Prokurorët thanë se Bashar e kishte dhunuar seksualisht viktimën në një zonë malore afër një hekurudhe, ndërsa më pas e ka mbytur përmes shtrëngimit në fyt pasi vajza kishte thënë se do ta lajmëronte policinë. Më pas, ai e kishte përdorur telefonin e vajzës për të shkruar mesazhe kinse ajo ka vendosur të shkojë në Paris.

Sidoqoftë, personi i dënuar mohoi ta ketë dhunuar viktimën dhe tha se ata kanë bërë marrëdhënie me dëshirën e të dyve. Ai gjithashtu tha se nuk ishte në dijeni për moshën e vajzës, shkruan “BBC”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat