Rohani kërcënon me pasoja Britaninë, për shkak të incidentit me cisternë - Bota Sot
Rohani kërcënon me pasoja Britaninë, për shkak të incidentit me cisternë

Azia

Rohani kërcënon me pasoja Britaninë, për shkak të incidentit me cisternë

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 13:38
Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, tha se Britania do të përballet me "pasoja" për shkak të kapjes së cisternës iraniane, javën e kaluar.

Agjencia e lajmeve IRNA e citoi atë duke thënë se konfiskimi i cisternës "është i lig dhe i gabuar".

Të enjten e kaluar, marinsat britanikë u ndihmuan zyrtarëve në Gjibraltar të kapin super-cisternën Grace 1, pasi dyshohej se ajo bartte naftë nga Irani në Siri, në kundërshtim me sanksionet e Bashkimit Evropian.

Irani kërkoi lirimin e menjëhershëm të cisternës.

"Ju jeni iniciator i pasigurisë dhe do t'i kuptoni pasojat", paralajmëroi Rohani Qeverinë britanike.

Konfiskimi i cisternës vjen në kohën kur tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë në rritje, për shkak të një marrëveshjeje bërthamore, nga e cila presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është tërhequr vitin e kaluar dhe ka nisur rikthimin e sanksioneve kundër Iranit.

Në javët e fundit, Irani ka nisur të shkelë kufijtë e pasurimit të uraniumit, të përcaktuar me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Me uranium të pasuruar, Irani mund të krijojë potencialisht armën bërthamore.

Por, Rohani tha të mërkurën se vendimi i Iranit për të rritur pasurimin e uraniumit ka qëllime paqësore.

Në maj të vitit të kaluar, kur Trump është tërhequr nga marrëveshja bërthamore, ai ka thënë se kushtet e saj nuk kanë qenë mjaftueshëm të ashpra për ta penguar Iranin nga krijimi i armës bërthamore.

Nënshkruesit evropianë të marrëveshjes - Franca, Britania, Gjermania - i kanë bërë thirrje Iranit që t'iu përmbahet kushteve të saj.

Nënshkruese të marrëveshjes janë edhe Rusia dhe Kina.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...