Nga 80.000 hebrenj sa jetonin në Egjipt, sot jetojnë vetëm 5

Azia

Nga 80.000 hebrenj sa jetonin në Egjipt, sot jetojnë vetëm 5

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 21:59
Foto ilustrim

Marcelle Haroun, nëna e presidentes së Komunitetit Hebre të Kajros, ka vdekur në moshën 93 vjeçare.

Vdekja e saj, u bë e ditur të shtunën, duke bërë kështu që nga gjashtë, të mbeten vetëm 5 hebrenj që jetojnë në kryeqytetin e Egjiptit. Këtu përfshihen, Magda, e bija e Marcelles, e cila jeton e vetme me katër fëmijët e saj.

Gjatë vitit 2017, numri i hebrenjve që jetonin në Kairo ishte 12.

Në vitin 1948, numri i hebrenjve që jetonin në këtë shtet ishte 80.000, por tani ka rënë, e kjo sipas Magda Haroun, janë dy arsye.

E para, krijimi i shtetit të Izraelit, ku hebrenjve u ishte bërë thirrje që të shkonin e të jetonin, ndërsa arsyeja e dytë, që është shumë e fuqishme sipas saj, është fakti se myslimanët kanë filluar t’i urrejnë hebrenjtë kur u formua shteti i Izraelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat