Shkon në 78 numri i të vdekurve nga vërshimet në Nepal dhe Indi - Bota Sot
Shkon në 78 numri i të vdekurve nga vërshimet në Nepal dhe Indi

Azia

Shkon në 78 numri i të vdekurve nga vërshimet në Nepal dhe Indi

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 11:55
Foto ilustrim

Së paku 78 njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra mijëra të tjerë janë detyruar të zhvendosen nga vendbanimet e tyre për shkak të vërshimeve të mëdha që i kanë përfshirë Nepalin, Indinë dhe disa pjesë të tjera të Azisë Jugore.

Të paktën 64 njerëz kanë vdekur në Nepal, ndërsa 31 të tjerë janë shpallur të zhdukur. Autoritetet e Nepalit i kanë shpëtuar rreth 2500 njerëz, ndërsa kërkimet për personat tjerë po vazhdojnë. Në operacionet e kërkimit dhe shpëtimit janë përfshirë agjencitë shtetërore, ushtria dhe forcat paramilitare.

Në Indi kanë vdekur 14 njerëz në pjesën verilindore të këtij shteti, pranë kufirit me Nepalin. Një zyrtar i lartë tha se numri i viktimave mund të rritet, ndonëse uji i vërshimeve ka nisur të largohet në disa pjesë pas ndërprerjes së reshjeve.

Ky zyrtar tha se rreth 20 milionë njerëz janë prekur nga këto vërshime. Rreth 46 mijë njerëz janë vendosur në strehimore të përkohshëm. Në vendet e prekura kanë shkuar ekipet kombëtare të shpëtimit.

Nga këto vërshime janë prekur edhe rreth 40 mijë banorë që jetojnë në zonat e ulëta të Bangladeshit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...