Rrëzohet makineria e lojërave në park, e mbushur plot me njerëz - Bota Sot
Rrëzohet makineria e lojërave në park, e mbushur plot me njerëz

Azia

Rrëzohet makineria e lojërave në park, e mbushur plot me njerëz

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 19:53
Pamje nga video

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një park lojërash në Indi.

Siç do të shikoni në videon e postuar në fund të shkrimit, një makineri lojërash, e mbushur plot me njerëz, thyhet në mes dhe rrëzohe.

Për pasojë dy persona kanë mbetur të vdekur dhe rreth 27 të tjerë janë plagosur.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Liqenin Kankaria të Ahmedabadit në Indi, ku makineria e cila lëvizte në lartësi u rrëzua të dielën në mbrëmje.

Sipas hetimeve paraprake mendohet se shkak i rrëzimit ka qenë këputja e një kablloje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...