Moti i vranët në Tokio shkakton krizë në tregun e perimeve, “fluturojnë” çmimet

Azia

Moti i vranët në Tokio shkakton krizë në tregun e perimeve, “fluturojnë” çmimet

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 08:36
Tokio

Javët me motin më të vranët në gati 60 vjetët e fundit në kryeqytetin e Japonisë, Tokio, kanë ndikuar negativisht në tregun e perimeve në këtë qytet të madh. Çmimi i disave prej tyre tashmë është rritur për 70 për qind.

Japonia kohëve të fundit po përballet me mot të vranët dhe temperatura të ulëta për këtë periudhë të vitit. Në Tokio, rrezet e diellit kanë depërtuar mesatarisht vetëm tri orë në ditë në tri javët e fundit, duke shënuar rekord që nga fillimi i regjistrimit të kësaj statistike nga Agjencia e Meteorologjisë në vitin 1961.

Mungesa e rrezeve të diellit dhe temperaturat e ulëta kanë ndikuar te prodhimet bujqësore në një pjesë të madhe të territorit të Japonisë. Çmimi i trangujve në tregun qendror të qytetit është rritur për 70 për qind. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Peshkatarisë e Japonisë gjithashtu ka njoftuar se edhe çmimet e perimeve të tjera janë rritur me shifra dyshifrore të përqindjes.

Sidoqoftë, çmimi i disa perimeve është ulur, përfshirë çmimet e qepëve dhe karotave. Kjo ka ndodhur për shkak se ishulli verior i Hokkaidos, ku kultivohen shumica e këtyre perimeve, ka pasur më shumë mot me diell.

Shkaktari i motit të vranët dhe me shin ë Tokio besohet se është një anticiklon në Detin Ohotsk, në lindje të bregdetit rus, i cili ka sjellë ajër të ftohtë me të lagësht në jug drejt Japonisë, shkruan “The Guardian”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat