Irani këmbëngul: Programi ynë raketor nuk është i negociueshëm

Azia

Irani këmbëngul: Programi ynë raketor nuk është i negociueshëm

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Zyrtarët iranianë i kanë mohuar lajmet që thonë se ky shtet është i gatshëm të zhvillojë bisedime me Shtetet e Bashkuara lidhur me programin e vet raketor.

Një zëdhënës i Misionit Iranian në Kombet e Bashkuara tha se armët me asnjë kusht nuk mund të jenë të negociueshme.

Deklarata e tij erdhi pasi ministri i jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, la të kuptohet në një intervistë se raketat e Iranit mund të jenë temë diskutimi, nëse Shtetet e Bashkuara i heqin sanksionet.

Gjatë njkë takimi të kabinetit amerikan të martën, edhe sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, tha se Irani për herë të parë ka treguar vullnet për të diskutuar për armët.

Përndryshe, Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga marrëveshja e vitit 2015 për armët bërthamore, e cila ishte arritur mes Iranit dhe fuqive botërore.

Irani reagoi ndaj këtij veprimi, duke njoftuar që i ka kaluar limitet e pasurimit të uraniumit, të cilat ishin paraparë në marrëveshjen për armët bërthamore ne shtetet më të fuqishme të botës, ndonëse thotë se nuk do të prodhojë armë bërthamore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat