India lanson me sukses misionin në Hënë

Azia

India lanson me sukses misionin në Hënë

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 13:26
Foto

India ka lansuar me sukses një mision drejt Hënës, në një moment historik për vendin që përpiqet të bëhet një superfuqi hapësinore.

Misioni më i fundit hënor i vendit, Chandrayaan-2, u nis sot nga Qendra Hapësinore Satish Dhawan në Sriharikota në shtetin e Andhra Pradesh në orën 14:43, sipas kohës lokale, transmeton KosovaPress.

Chandrayaan-2, i cili peshon 3.8 ton dhe mbart 13 ngarkesa, ka tre elemente - orbiterin hënor, lander dhe rover, të gjitha të zhvilluara nga Organizata e Kërkimit Hapësinor të Indisë (ISRO).

Ajo do të udhëtojë për dy muaj, para se të pozicionohet në një orbitë rrethore 62 milje (100 km) mbi sipërfaqen e Hënës. Prej aty, landeri  Vikram do të ndahet nga anija kryesore dhe do të ulet në sipërfaqen e Hënës pranë Polit të Jugut.

Një rover robotik me emrin Pragyan (që do të thotë "mençuri") do të  kalojë një ditë hënore, ose 14 ditë tokësore, duke mbledhur mostrat minerale dhe kimike nga sipërfaqja e Hënës për analiza shkencore.

Përpjekja e javës së kaluar dështoi pasi në anije u zbulua një "rrjedhje e karburantit".

India bëhet vendi i katërt - pas Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës që nisën ekuipazhin në Hënë.

Misioni i Indisë ka përkuar me gjysmë shekulli që kur Niel Armstrong u bë njeriu i parë që shkeli në Hënë.

India shpenzoi 140 milionë dollarë për përgatitjet për misionin e saj të parë hapësinor, që është shumë më pak para se vendet e tjera që investuan në misionet e tyre dhe këto kosto shpesh ishin disa miliarda dollarë.

Ky mision do të niset 11 vjet pasi që ekspedita e parë Chandrayaan hyri në orbitën e Hënës në kërkim të ujit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat