K.Veriore teston dy raketa me rreze të shkurtër

Azia

K.Veriore teston dy raketa me rreze të shkurtër

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 09:09
Pamje ilustruese nga Koreja Veriore.

Koreja Veriore ka kryer testimin e dy raketave me rreze të shkurtër veprimi në mëngjesin e 25 korrikut, ka thënë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Koresë Jugore.

Të dyja raketat janë nisur nga qyteti bregtar Wonson në lindje të Koresë Veriore dhe kanë fluturuar 430 kilometra para se të arrinin në det.

Ky ka qenë hapi i parë i Phenjanit në më shumë se dy muaj, prej kur lideri verikorean, Kim Jong-un dhe presidenti amerikan, Donald Trump janë pajtuar për të rikthyer negociatat për denuklearizim.

Agjencia e lajmeve, Associated Press ka cituar një zyrtar jugkorean të mbrojtjes të ketë thënë se Shtetet e Bashkuara kanë hetuar njërën nga raketat.

Ministri japonez i Mbrojtjes, Takeshi Iwaya, ka thënë se Tokio nuk ka gjetur ndonjë objekt në territorin e saj apo në zonën ekonomike.

Megjithatë, Iwaya ka thënë se nëse raketat kanë qenë balistike, atëherë këto veprime janë në kundërshtim me sanksionet e Kombeve të Bashkuara.

Bisedimet për denukealizim në mes të Trumpit dhe liderit verikorean janë bllokuar pas takimit të dytë të mbajtur në muajin shkurt.

Koreja Veriore ka treguar vazhdimisht pakënaqësi rreth stërvitjeve të përbashkëta në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë Jugore.

Zyrtarët verikoreanë kërkojnë heqjen e sanksioneve ndaj shtetit të tyre në mënyrë që të fillojë procesi i denuklearizimit, mirëpo SHBA-ja kundërshton një gjë tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat