Tetë persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë lënduar, pas dy tërmeteve të fuqishme në Filipine.
Tërmetet me magnitudë 5,9 dhe 5,4 goditën provincën Batanes, një arkipelag në veri të vendit.
Ato ndodhën në orët e para të së shtunës.
Pas tërmeteve, nuk është lëshuar ndonjë alarm për cunami.