Kina dënon protestat në Hong Kong

Azia

Kina dënon protestat në Hong Kong

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 11:34
Ilustrim

Autoritetet kineze i kanë dënuar protestat kundër qeverisë në Hong Kong, duke thënë se ato janë incidente të tmerrshme, të cilat i kanë shkaktuar dëme serioze sundimit të ligjit.

“Shpresojmë që njerëzit do të qëndrojnë të vendosur në mbrojtje të ligjit”, tha një zëdhënës i Zyrës Kineze në Hong Kong.

Hong Kongu është përballur me protesta të vazhdueshme në tetë fundjavat e fundit. Protestuesit po e kundërshtojnë qeverinë dhe thonë se po e synojnë fuqizimin e demokracisë në rajonin autonom.

Në një deklaratë të rrallë, ky zëdhënës tha se Kina i dënon veprimet kriminale të elementeve radikale në Hong Kong. “I bëjmë thirrje publikut të Hong Kongut që të jenë të vetëdijshëm për natyrën e rëndë të situatës së tanishme”, shtoi ai.

Protestat në Hong Kong filluan kur qeveria e dërgoi në kuvend një projektligj për ekstradimin e qytetarëve në Kinë.

Kundërshtarët e projektligjit kanë thënë se ai do të përdoret për t’i përndjekur aktivistët politikë

Tensionet në Hong Kong u rritën edhe më shumë fundjavën e kaluar, kur një grup i personave të maskuar i sulmoi protestuesit. Ata e kanë akuzuar policinë se ka bashkëpunuar me këtë grup, por kjo akuzë është mohuar nga autoritetet, shkruan “BBC”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat