Mbi 30 të vdekur nga një sulm me bombë në Afganistan

Azia

Mbi 30 të vdekur nga një sulm me bombë në Afganistan

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 08:11
Afganistan

Të paktën 34 persona janë vrarë, dhe 17 të tjerë janë plagosur, kur autobusi me të cilin po udhëtonin u godit nga shpërthimi i një bombe të vendosur në rrugë.

Incidenti ndodhi në provincën perëndimore Farah në Afganistan.

Zëdhënësi i policisë, Mohibullah Mohib, tha se autobusi po udhëtonte në autostradën Kandahar-Herat kur u godit nga një “bombë talibane”, e vendosur anash rrugës.

Sediq Sediqi, një zëdhënës i qeverisë në Afganistan, gjithashtu fajësoi militantët talibanë, të cilët nuk e konfirmuan menjëherë, se ishin autorët e vendosjes së mjetit shpërthyes.

Militantët talibanë kontrollojnë një pjesë të madhe të Afganistanit, dhe i kanë intensifikuar sulmet ndaj zyrtarëve qeveritarë dhe forcave afgane.

Komuniteti ndërkombëtarë, në veçanti Shtetet e Bashkuara janë duke bërë përpjekje që përmes negociatave të bindin palët të arrijnë një marrëveshje, që do t’i jepte fund luftës gati 18 vjeçare në Afganistan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat