Izraeli do të ndërtojë shtëpi për hebrenj dhe palestinezë në Bregun Perëndimor

Azia

Izraeli do të ndërtojë shtëpi për hebrenj dhe palestinezë në Bregun Perëndimor

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 19:33
Shtëpi e shkatërruar në Bregun Perëndimor.

Izraeli ka miratuar ndërtimin e 6,000 shtëpive të reja për kolonët hebrenj dhe 700 shtëpive për palestinezët në Bregun Perëndimor.

Vendimi për shtëpi të reja vetëm rrit më shumë prezencën e Izraelit në këtë pjesë.

Në tërë këtë njoftim, i habitshëm është konsideruar vendimi për të ndërtuar shtëpi për palestinezët.

Vendbanimet e izraelitëve në Bregun Perëndimor konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar, ndonëse Izraeli nuk pajtohet me këtë gjë.

Ende nuk është bërë e qartë nëse shtëpitë palestineze do të ndërtohen nga fillimi apo vetëm do të miratohen leje për 700 shtëpi ekzistuese në pjesën e njohur si “Zona C”.

Në këtë pjesë fshatrat palestineze janë shumë afër vendbanimeve izraelite dhe autoritetet e Izraelit kontrollojnë plotësisht territorin.

Udhëheqësia palestineze ka hedhur poshtë këto njoftime, duke thënë se kundërshton çdo ndërtim apo kontrollim të palestinezëve në Bregun Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat