Korea e Veriut kërcënon sërish/ Testimi i tretë i raketave brenda 8 ditëve

Azia

Korea e Veriut kërcënon sërish/ Testimi i tretë i raketave brenda 8 ditëve

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 08:41
Ilustrim

Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa me rreze të shkurtër, thonë zyrtarët e Koresë së Jugut, në testin e të tretë të armëve në harkun kohor të 8 ditëve. Lëshimi u bë në një zonë në bregdetin lindor të vendit orët e para të së Premtes.

Testimi i raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme janë një reagim që vjen nga Korea e Veriut kundër strërvitjeve ushtarake të përbashkëta midis SHBA-së dhe Koresë së Jugut që fillojnë këtë muaj.

Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania i kanë bërë thirrje Koresë së Veriut që të angazhohet në bisedime “kuptimplote” me SHBA.

Pas një takimi me dyer të mbyllura të Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, vendet thanë se sanksionet ndërkombëtare duhet të zbatohen plotësisht derisa Penjani të çmontonte programet e tij të raketave bërthamore dhe balistike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat