Arabia Saudite lejon gratë të udhëtojnë në mënyrë të pavarur

Azia

Arabia Saudite lejon gratë të udhëtojnë në mënyrë të pavarur

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 09:43
Gra saudite

Gratë në Arabinë Saudite mund të udhëtojnë tani jashtë vendit pa lejen e një kujdestari mashkull.

Me rregullat e reja, të shpallura të premten me dekret mbretëror, gratë mbi 21 vjeçe mund të aplikojnë për pasaportë pa autorizimin e një kujdestari mashkull.

Dekreti mbretëror u jep grave edhe të drejtën për të regjistruar lindjen e fëmijës, martesën ose divorcin.

Ai gjithashtu mbulon rregulloret e punësimit, që i zgjerojnë mundësitë e punës për gratë.

Sipas tyre, të gjithë qytetarët kanë të drejtë të punojnë pa u përballur me ndonjë diskriminim të bazuar në gjini, paaftësi ose moshë.

Deri më tash, grave saudite u është dashur të kërkojnë leje nga një kujdestar mashkull - burri, babai ose ndonjë i afërm tjetër - për të marrë një pasaportë ose për të udhëtuar jashtë vendit.

Grupet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut shpesh kanë pohuar se gratë në Arabinë Saudite trajtohen si qytetare të klasit të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat