Mijëra protestues në Hong Kong, mediat kineze paralajmërojnë se Pekini do të ndërhyjë

Azia

Mijëra protestues në Hong Kong, mediat kineze paralajmërojnë se Pekini do të ndërhyjë

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 12:36
Hong Kong

Mijëra protestues dolën rrugëve të Hong Kongut këtë të diele, një ditë pasi që dhuna shpërtheu mes protestuesve anti-qeveritarë dhe policisë. Ndërkohë agjencia shtetërore e lajmeve në Kinë, paralajmëroi se Pekini nuk do ta lë situatën të vazhdojë kështu.

Qyteti i Hong Kongut është duke përjetuar një krizë të madhe politike për shkak të protestave të shumta të muajve të fundit. E të gjitha këto erdhën si pasojë e një projekt-ligji i cili pritej që të votohej në parlament e që do të lejonte ekstradimin e të dënuarve në pjesën tjetër të Kinës.

Protestuesit kanë paralajmëruar se nga e hëna do të fillojnë një grevë të përgjithshme, shkruan Reuters.

Policia tha se kanë arrestuar më shumë se 20 persona për shkak të veprimeve të jashtëligjshme dhe sulmeve në objektin e asamblesë.

Gjatë së shtunës policia sulmoi protestuesit me gaz lotsjellës duke nxitur reagime edhe më të mëdha. Gjatë së dielës, mijëra persona marshuan në mënyrë paqësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat