Ushtria e Kim Jong-un gati për luftë?!

Azia

Ushtria e Kim Jong-un gati për luftë?!

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 20:30

Shumë gjera kanë ndryshuar në marrëdhëniet mes Koresë së Veriut dhe pjesës tjetër të botës, teksa nga viti në vit duket se shteti aziatik po tërhiqet nga pozicioni i tij për luftë, pavarësisht ndonjë deklarate sporadike.

Prej marrjes së Presidencës së SHBA nga Donald Trump, lideri i Koresë së Veriut ka shënjuar një tërheqje nga propaganda e tij për luftë, teksa ka hapur edhe negociatat me SHBA lidhur me armët bërthamore, teksa herë-pas-here kërcënon se nuk do i vijojë më negociatat me argumentin se amerikanët nuk janë seriozë sa duhet.

Një tërheqje e lehtë u vu re edhe në paradën për 87-vjetorin e formimit të ushtrisë koreano-veriore, ku u parada nuk tejkaloi aktivitetin e saj.

Ndërkohë që vlen të theksohet se dy vite më parë në prill të 2017-s, ushtria e e Kim Jong-un tregonte se është përgatitur për luftë, teksa qëllonin me predha në drejtim të detit me tanke e kundërajrorë për të “ngacmuar” anijet luftarake armike.

Qindra tanke ishin rreshtuar në 2017-ën përgjatë bregdetit për të treguar forcën ushtarake në një spektakël të organizuar në 85 vjetorin e formimit të ushtrisë koreano-veriore.

E lideri Kim Jong-un përshëndeste ushtrinë, e cila lëshonte mbi 300 predhave nga tanket dhe kundërajrorët, por edhe silurë të lëshuara nga nëndetëset, transmeton TCH.

Mos zhvillimi i paradave ushtarake në këto nivele, në arenën ndërkombëtare lexohet si një tërheqje e shtetit diktatorial, të paktën momentale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat